Del nga shinat treni Vorë-Shkodër, bllokohet qarkullimi në Ishëm

Ka dalë nga shinat treni i mallrave Vorë-Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës së mbrëmshme në zonën e Ishmit.

Për pasojë, është bllokuar qarkullimi për trenat e tjerë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Nuk dihet shkaku i aksidentit i aksidentit, por policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Artikuj të Tjerë