Delvinë, dhunohet dhe grabitet një i moshuar, i marrin 150 mije lekë

Një i moshuar ka rënë pre e dhunës dhe e grabitjes. Ngjarja ka ndodhur në Delvinë, ku persona ende të paidentifikuar pasi e kanë dhunuar 72-vjeçarin Koço Sharpo e kanë grabitur.
Raportohet se autorët i kanë marrë të moshuarit një shumë prej 150 mijë lekësh.
Fillimisht të moshuarit i është dhënë ndihma e parë nga të afërmit, më pas ka mbërritur edhe ambulanca.
Forcat e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.