Deputeti Ndreu “zbardh lidhjet” e kryeprokurores Arta Marku me PD-në

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu thotë se kryeprokurorja e re e vendit, Arta Marku ka “lidhje” me Partinë Demokratike për shkak se rrjedh nga një familje e persekutuar dhe se gruaja e dajës së saj, është ish-deputetja e PD-së, Albina Deda.
Pjerin Ndreu: Imoraliteti i PD s`ka kufi. Ndersa flet per kapje politike te prokurorise, harron te konfirmoje, megjithese e di mire se Arta Marku eshte bije e Ndrece Markut inxhinier nga Lezha, banues prej vitesh ne Fushe Arrez dhe mbesa e Prel Dedes, nje nga familjet me te persekutuara te Iballes se Pukes. Nena e saj Liza, eshte nje nder aktivistet me te spikatura te PD-se ne Fushe- Arrez. Rrjedh nga nje familje komplet me qasje e aktivitet te djathte. Gruaja e dajes se saj, Albina Deda ishte deputete e PD legjislaturen e kaluar.
Ne kete parti nuk ka me skrupuj. Keta nuk njohin as robt e shpise se tyre para miopise politike, ku i ka zhytur Sali Berisha. PS kishte shume mundesi me gjete nje pinjoll apo pinjolle te majte, por kurrsesi s`e beri e as nuk e vuri si kriter duke treguar dinjitet. Megjithese me prejardhje te djathte, ajo rrjedh nga familjet me te nderuara te atyre zonave, pervec integritetit profesional, qe nuk ka jurist te berishizuar qe ta vere ne diskutim!!!