Dhunuan dhe grabitën çiftin e moshuar në Durrës, policia arreston 4 autorët

Policia ka bërë të mundur kapjen e 4 autorëve që dhunuan dhe vodhën një çift të moshuarish në shtëpinë e tyre para disa ditësh në Durrës.

Për vjedhjen e kryer me datë 20 11 2017, pas një hetimi të pandërprerë ndalohen katër autorët që kanë dhunuar dhe vjedhur banesën e çiftit M.E 77 vjeç dhe SH.E . 69 vjeçe, banues në Shkallnur.

Autorët janë Niko Papjorgji, Marsel Papajorgji, Juljan Qamili, Erind Seferkolli

Keto persona me date 20 në bashkëpunim me njeri tjetërin kane vjedhur shtepine, 2 kanë bere roje e 2 te tjere kane hyre nga dritarja.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Durrësit zbardh dhe dokumenton një ngjarje të ndodhur disa ditë më parë në Shkallnur.

Pas një hetimi të pandërprerë me metoda speciale ndalohen katër autorët, të cilët dhunuan dhe vodhën banesën e një çifti në Shkallnur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës pas një pune hetimore intensive dhe të mirëorganzuar, me metoda speciale, pas provave të administruara në rrugë shkencore dhe procedurale kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 20.11.2017, ku katër shtetas të maskuar kanë dhunuar fizikisht një çift bashkëshortësh dhe vjedhur banesën e tyre në Shkallnur.

Janë ndaluar autorët e dyshuar, konkretisht shtetasit:

• Niko Papajorgji 35 vjeç, banues në Durrës;

• Marsel Papajorgji 30 vjeç, banues në Durrës.

• Julian Qamili 43 vjeç, banues në Durrës;

• Erind Seferkolli 30 vjeç, banues në Korçë.

Shtetasit e mësipërm, më datë 20.11.2017, rreth orës 03:00, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhunuar fizikisht dhe kanë vjedhur banesën e shtetasve M.E. 77 vjeç dhe Sh.E. 69 vjeçe, banues në Shkallnur.

Mekanizmi I ngjarjes:

Niko dhe Marsel Papajorgji (vëllezër me njëri-tjetrin) në rolin e nxitësve dhe ndihmësve kanë bërë roje, ndërkohë që në banesë janë futur nga dritarja shtetasit Julian Qamili dhe Erind Seferkolli (ekzekutorët)të cilët kanë dhunuar dhe lidhur çiftin.

Në vijim gjatë kontrollit të kryer në banesë kanë gjetur dhe kanë vjedhur 160 000 lekë të reja. Më pas autorët janë larguar. Nga veprimet hetimore paraprake të kryera është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve.

Kapja dhe ndalimi I tyre është bërë e mundur si rezultat I bashkëpunimit të Policisë Kufitare Kakavijë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

Të dëmtuarit, shtetasi M.E. ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve ndërsa shtetësia Sh.E. është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal.

Artikuj të Tjerë