Digjet një furgon gjatë natës, pronari: është e qëllimshme

Është djegur gjatë orëve të natës së mbrëmshme një automjet furgon.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës në lagjen numër 4. Sipas pronarit të automjetit, dyshohet se ngjarja është e qëllimshme, pasi kjo është hera e dytë që i djegin makinën.
Sipas policisë, furgonit i është vënë flaka pasi i kanë hedhur më parë naftë.