Dita Ndërkombëtare e Vajzave, Barbie feston me një model të ri

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave, Barbie ka vendosur të fokusojë vëmendjen në një model femëror.

Nëpërmjet programit global Shero, Barbie feston me gratë që kanë kaluar kufijtë dhe të cilat mund të frymëzojnë brezat e ardhshëm të vajzave, duke krijuar një kukull të quajtur OOAK (One Of A Kind), që është unike dhe me pamjen e tyre.

Barbie ka treguar gjithmonë se vajzat mund të jenë gjithçka që duan, duke u dhënë atyre mundësinë për të luajtur role të ndryshme dhe për të ndërmarrë nisma të të gjitha llojeve duke inkurajuar imagjinatën, shprehjen dhe vetë zbulimin e tyre. Misioni i markës është pikërisht t’i japë vlerë potencialit të pakufizuar të vajzave, në mënyrë që ato të jenë të vetëdijshëme për arritjen e çfarëdo qëllimi që dëshirojnë për të ardhmen e tyre.

Barbie ka zgjedhur Samantha Cristoforetti, pilote, inxhiniere, astronaute dhe gruaja e parë italiane në ekipet e Agjencisë Europiane të Hapësirës, për t’u treguar vajzave modelet e reja femërore me të cilat mund të frymëzohen.

Kukulla e Samantha Cristoforetit është vazhdimi i fushatës #MoreRoleModels e cila është vetëm një nga shumë nismat që Barbie do të ndjekë gjatë vitit të ardhshëm me rastin e 60-vjetorit të saj.

Sot lançohet në nivel ndërkombëtar projekti i quajtur “Dream Gap Project” që ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe vëmendjes mbi faktorët që sot i parandalojnë vajzat që të shprehin potencialin e tyre të plotë.

Artikuj të Tjerë