Ebasan: Hajdutët grabisin kasafortën e TEATRIT SKAMPA

Një sasi parash është grabitur sot nga kasaforta e teatrit Skampa në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se autorët kanë hapur dyert e pasme të teatrit dhe shkuan tek kasaforta që ndodhej në zyrën e financës.

Paratë ishin mbledhur nga shfaqja e fundit “Babai”  që është dhënë në skenën e teatrit.

Ende nuk dihet shuma e grabitur dhe identiteti i personave që kanë kryer aktin, policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Artikuj të Tjerë