Elhaida Dani vjen “E ngrirë” në “Kënga Magjike 2017”

Një garë e ngushtë zhvillohet në edicionin e sivjetmë të serialit ‘Kënga Magjike 2017’, pasi konkurojnë artistë me këngë që kanë marrë vlerësime pozitive deri tani.

Këngëtarja Elhaida Dani është artistja tjetër që këtë vit merr pjesë në ‘Kënga Magjike’.

Kënga me të cilën Elhaida shfaqet në skenën e këtij festivali titullohet “E ngrirë”, me tekst me muzikë nga vetë këngëtarja, kurse producent i këngës është Darko Dimitrov.

Kujtojmë që Elhaida ka qenë përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurosong” në vitin 2015 ku u paraqit me këngën “Im alive”.

Më poshtmë mund ta ndiqni performancën e Elhaidës në skenën e “Kënga Magjike 2017”.

Artikuj të Tjerë