Për shembull, shumë njerëz do ta konsideronin torturuese për fëmijën e sapolindur ta vini për të fjetur në një kuti kartoni, por në Finlandë kjo është një traditë që ka vazhduar për më shumë se 70 vjet.
Çdo nënë e re merr një kuti kartoni nga qeveria në të cilën ajo mund të vendosë për të fjetur fëmijën. Mund të duket çmenduri, por jo, kjo është një çështje shumë serioze …
Në Finlandë të gjithë fëmijët flenë në kuti kartoni në muajt e parë të jetës.Kjo është një traditë që ka vazhduar për 75 vjet dhe vetë qeveria ua dërgon kutitë nënave të reja.
Brenda kutisë gjendet një çantë me aksesorët fillestar, shumë e dobishme për prindërit: ky kit përbëhet nga:
Një kapelë, doreza dhe çizme të papërshkueshme nga uji
Një kostum me kapuç
Çorape, doreza, T-shirts,
Peshqir, gërshërë, furçë dhëmbësh
Termometër, hidratues dhe doreza me sfungjer
Pelena
Libër me ilustrime dhe lodra për dhëmbët
Dyshek dhe çarçafë me përmasat e kutisë
Edhe në Shtetet e Bashkuara, ky zakon po përhapet masivisht: Michelle Vick është bashkë-themeluese e kompanisë që ka filluar prodhimin e këtyre kutive.
Pediatrët amerikanë mbështesin përdorimin e kutive: për çështje të sigurisë së fëmijëve është shumë më mirë të lejohet të flenë vetëm me gjërat esenciale, pra, me një dyshek dhe një batanije. Në këtë mënyrë shmangen vdekjet e tmerrshme në djep.
Që kur u fut kjo metodë, në Finlandë niveli i vdekshmërisë foshnjore ka rënë dhe sot është ndër më të ultët në botë.
Fëmija mund të flejë në kuti deri në 8 muaj. Pastaj mund të transferohet në një shtrat të rregullt.
Pothuajse të gjitha nënat zgjedhin kutinë në vend të një shume ekuivalente parash, të cilën qeveria e vë në dispozicion.