Fituesi është i paracaktuar. U skualifikua nga gara, flet kandidati..

Granit Shahu ishte njëri nga shtatë kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm  duke kaluar edhe në fazën e seancës dëgjimore të komisionit.

I pyetur nga Top Channel, i skualifikuar nga gara, Shahu thotë se nuk është i bindur me arsyet që i janë paraqitur në raportin përfundimtar për skualifikimin e tij.

Një ndër pikat që unë do desha të kontestoja është ajo ku thuhet se aty shprehet se nuk kam integritet profesional por ai hetohet nga një grup pune që përbëhet nga anëtarë të Komisionit të Vettingut dhe të Prokurorit të Përgjithshëm. Ky short nuk është hedhur për mua është hedhur. Kam marrë pjesë në një garë ku kandidtëve nuk iu është bërë Vettingu ndërkohë që mua më është bërë një vetting 24 orësh”, shprehet prokurori Granit Shahu.

Me paralajmërimin se do t’i drejtohet Gjykatës, Prokurori Shahu hedh dyshimin se gara për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm është fiktive pasi fituesi sipas tij është i paracaktuar.

“Definicionet në lidhje me emrin tim në këtë raport nuk janë mbështetësit në gjendjen faktike dhe në dokumentet që unë kam dorëzuar, madje mendoj se kjo garë ka një emër të parapërcaktuar se kush do jetë Prokuror i Përgjithshëm”, deklaroi prokurori Granit Shahu.

Artikuj të Tjerë