Flash: Aksident në autostradën Vlorë – Levan

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Vlorë – Levan rreth orës 11.20.

Nga ky aksident janë lënduar 2 shtetas, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Aktualisht të 2 shtetasit ndodhen në spitalin e Vlorës dhe nuk ka informacion për gjendjen e tyre shëndetësore. Automjeti i tipit Mercedes Benz me targë AA 859 EV mendohet të jetë përplasur me një kamionçinë që kryen mirëmbajtjen e sinjalistikës së autostradës. Automjeti i tipit Mercedes Benz është gjetur i përmbysur në rrugë. Aktualisht nuk ka të dhëna mbi shkaqet reale të aksidentit.

Fotot janë siguruar nga një televizon lokal i qytetit të Vlorës “Gjashtë Plus Një Vlora Televizion“.

Vijon….


Artikuj të Tjerë