FNSH blindon Elbasanin, forca të shumta policie, ç’po ndodh në qytet

Në Elbasan sot kanë zbarkuar specialistë të FNSH dhe 108 punonjës policie që do të angazhohen për mbarëvajtjen e ndeshjes Skënderbeu-Dinamo Kiev që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative   në  drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa   më  normal para, gjatë dhe deri në përfundim  të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit nëpërmjet ekipeve  përfaqësuese F.K.Skëndërbeu” Shqipëri  dhe “Dinamo” e Kievit “ Ukrainë e cila do të  zhvillohet  më  datë  23.11.2017,  në  orën  21:05,  në Stadiumin  “Elbasan  Arena”.

Sa me sipër ,  masat që do të merren janë:

Lëvizja e mjeteve do të bllokohet nga ora 18:30 në segmentin rrugor nga “Kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa” me rrugën “Kamber Sejdini” deri tek “Kryqëzimi i tapetave” deri në përfundim të takimit dhe largimit të ekipeve nga stadiumi.

Levizja e mjeteve të ekipit vendas dhe të huaj, do të bëhet në rrugen “Lulet”- Posta –Bashkia – Stadium e kthim

Aksi rrugor nga  sheshi I stadiumit, Kryqëzimi I tapetave,  ish-konservimi për daljen në unazë dhe në Spitalin Rajonal do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen   108  punonjës policie nga  Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet dhe Stacionet policore vartëse të saj,  dhe FNSH-ja.

Artikuj të Tjerë