Forcat e Armatosura me gomone ndërhyjnë për të evakuuar 100 qytetarët te ‘City Park’

Pas lajmit të publikuar në newsbomb.al, se 100 njerëz ishin të bllokuar në ambientet e qendrës tregtare ‘City Park’, ka ardhur reagimi nga instancat shtetërore.
Burime nga vendi ngjarjes thonë se tashmë kanë filluar të shkojnë në terren makinat e ushtrisë dhe zjarrfikësve.
Makinat e mëdha të ushtrisë kanë shkuar deri në një pikë të caktuar, më pas deri tek qendra tregtare aktualisht mund të shkohet vetëm me gomone, për shkak se niveli i ujit shkon deri në 1.75 metra.
Bëhet me dije se forcat e ushtrisë janë duke punuar me disa gomone për t’i larguar fëmijët dhe gratë në fillim dhe më pas të gjithë banorët që janë aty të bllokuar prej më shumë se 8 orësh.
Së shpejti pritet që të përfundojë ky opearcion i FA në qendrën tregtare ‘City Park’, duke i dhënë fund makthit të këtyre banorëve.