Futbollisti i Kombëtares baba për herë të dytë, publikon fotot

TIRANE – Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Andi Lila është bërë baba për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë futbollisti shqiptar duke postuar disa foto në profilin e tij në Instagram. Pas ndeshjes së djeshme Shqipëri-Jordani, Lila është nisur drejt Janinës ku ka ardhur në jetë vajza e tij.

Futbollisti ka publikuar dy foto në Instagram, në të parën shfaqet i biri Ayan pranë disa tullumbaceve rozë për të mirëpritur të motrën. Ndërsa në foton tjetër të publikuar më vonë, shfaqet e gjithë familja bashkë. “E gjithë bota jemi 4. Mirë se vjen në jetë Axa Lila. Faleminderit Zot”, ka shkruar Lila.

Lila dhe bashkëshortja e tij, Ornela, u bënë prindër për herë të parë në 2015-ën, me një djalë, Ayan, i cili tashmë gëzon statusin e vëllait të madh.

Artikuj të Tjerë