Gaz Paja pranon lidhjen publikisht, ja bukuroshja që i ka rrëmbyer zemrën

Aktori i njohur i humorit në Gazmend Paja ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” në “Top Channel”, ku si rrallëherë, ka folur haptazi për lidhjen e tij të dashurisë.

I pyetur nga moderatorët e emisionit, Paja u shpreh se gjërat mes tyre po shkojnë më së miri.

Duke qenë se emrin e së dashurës së tij të re ka preferuar ta mbajë sekret, aktori nuk ka dhënë shumë detaje në lidhe me identitetin e saj.

Por nga ana tjetër ka konfirmuar fjalët që moderatorët Eno Popi, Oriela Nebiaj dhe Isli Islami kanë thënë për të.

“Simpatike, e bukura e dheut. Është bjonde, e gjatë, e buzëqeshur, elegante, pozitive, i qeshin syçkat kur shikon Gazin!”-kanë thënë ata.

Paja nga ana tjetër u shpreh ata po i marrin gjërat me ngadalë duke qenë se janë ende në fazën e njohjes.

“Nuk kemi akoma as bashkëjetesë, as unazë. Jemi në procesin e njohjes, mirë po shkon.

Unë jam tip impulsiv, ajo është ndryshe, që është diçka shumë e mirë…

Ndihem mirë, është një vajzë që më fal qetësi, është shumë e sjellshme, e dashur, korrekte, më bën të ndihem shumë mirë.”- është shprehur Paja për partneren.

Artikuj të Tjerë