GJIKNURI ZBULON AKSET RRUGORE QË DO TË PËRFUNDOJNË GJATË 2018-ËS

Ministri i Energjitikës dhe Industrisë deklaroi se buxheti për infrastrukturën është rritur ndjeshëm për 2018-ën.

Me këtë fond, Gjiknuri tha se do të mbyllen përfundimisht të gjitha akset e nisura dhe projekte të tjara të rëndësishme, gjatë fjalës së mbajtur në takimin “Infrastruktura 2018- Dëgjesë publike për Buxhetin e ri me kompani e sipërmarrje të sektorit”.

“Buxheti për infrastrukturën është rritur me 42 % në nivelin e financimit, kjo është vlera më e madhe e akorduar. Me kreditë e buta dhe rritjen financiare do vazhdojnë projekt e lëna të papërfunduara, duke bërë të mundur mbylljen e kantiereve të hapura dhe vazhdimin e projekteve që lidhen me zhvillimine turizmit dhe ekonomisë.

Rruget që do hapen janë:

By pass-i i Tepelenës, duke përfunduar nga Levani  deri në p[jesën fundore të jugut

Në zonën e unazës në Tiranë, prioritet do të ketë segmenti nga shkolla e industruale te sheshi “Shqiponja”, duke bërë të mundur edhe lehtësimin e trafikut

Loti i dytë Korcë -Ersekë

Aksi Lin –Pogradec

Kukës – Morinë

Aksi Shëngjin-Velipojë

Fier-Seman

Bulevardi i Vlorës dhe rindërtimin e qendrës së qytetit

Dy by-pass-et e Vlorës dhe Fierit

Thuman – Kashar

Kardhiq –Delvinë

Me një buxhet prej 1 miliardë dollarësh do bëjmë realitet këto projekte që do të ndikojnë drejtëpërdrejtë në zhvillimin e infrastrukturës dhe ekonomisë së vendit”, tha Gjiknuri.

Artikuj të Tjerë