Greta Koçi ,’përsëri’ në kërkim të personit të zemrës

Këngëtarja Greta Koçi ka sjellë projektin e ri muzikor ‘Përsëri’ ku flet për një dashuri të përfunduar.
Në këtë baladë ka ardhur solo duke pozuar në vende të qeta, ku vihen re qartë ngjyrat e bukura të vjeshtës. Nuk dihet nëse Greta është në kërkim të dikujt, dashuria me të cilin ka përfunduar por kërkon ta shohë përsëri.
Për të na njoftuar për këtë klip, ajo bëri dje një postim në Instagram ku shkruajti:
“Nesër do të lancohet kënga dhe klipi im i ri #Perseri. Nesër do të dëgjoni muzikë nga shpirti…E ndjerë dhe e kënduar me zemër ,nga unë..për të gjithë ju. Uroj të jetë kënga që do të godas zemrat tuaja..Jeni gati për nesër?”
Për tekstin është kujdesur motra e saj, Eni Koci ndërsa për muzikën Genc Prelvukaj, me të cilin motrat kanë sjellë bashkëpunime të suksesshme.
Kjo këngë ka marrë pëlqimin e menjëhershëm të publikut pasi ka marrë mbi 7 mijë klikime në vetëm pak minuta.
Atë mund ta shkarkoni në formatin MP3 këtu : http://www.albdj.com/greta-koci-perseri/