Himarë: Dy pasagjerë plagosin me armë zjarri taksistin

Një taksist është plagosur me armë zjarri nga dy pasagjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Palasë të Himarës.

Taksisti 70-vjeçar me inicialet B.G ka marrë dy plumba në krahë dhe është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet nëse autorët e paidentifikuar ende kanë patur si qëllim grabitjen e tij. Policia po heton për ngjarjen.

“Më datë 19.12.2017, Salla Operative Himarë është njoftuar nga një telefonatë se në aksin rrugor Himarë – Llogara, në fshatin Palasë është plagosur me armë zjarri një shtetas.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se në fshatin Palasë shtetasi B.G., 70 vjeç, (shofer taxie), është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i plagosur në krahë prej dy shtetasve të tjerë të cilët ishin pasagjer.

Shtetasi B.G., është transportuar në Spital për të marrë mjekimin e nevojshëm, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Artikuj të Tjerë