Hiqni çdo shenjë të trupit në më pak se 1 muaj

Shenjat e lëkurës janë diçka e zakonshme që mund t’i ketë çdo njeri. Ato vijnë si rezultat i operacioneve, plagëve apo djegieve. Për disa nuk përbëjnë problem, ndërsa të tjerët i konsiderojnë një problem të madh estetik që duhet të zgjidhet.

Ka shumë mënyra për të zvogëluar ose eliminuar plagët, si kirurgji, trajtim me lazer dhe kremra. Sidoqoftë, është mirë plagët dhe shenjat e mbetura të trajtohen me metoda natyrale që ofrojnë një sërë përfitimesh dhe nuk ju shpenzojnë shumë.

Përbërësit:

1 lugë gjelle mjaltë

¼ filxhan çaji vaj kokosi

¼ filaxhan çaji vaj ulliri

4 pika vaj livando esencial

Udhëzime:

Shtoni vajin e kokosit në një enë dhe ngroheni derisa të shkrihet. Pastaj shtoni përbërësit e tjerë dhe përziejini mirë me një lugë druri. Në fund, hiqeni enën dhe lëreni të qetësohet.

Vendoseni përzierjen në frigorifer për rreth 20 minuta. Mbajeni kremin në një enë hermetike dhe aplikojini në plagët dhe shenjat e mbetura që keni në të gjithë trupin.

Përdoreni në mëngjes dhe në mbrëmje. Plagët do të fillojnë të zhduken brenda një kohe shumë të shkurtër…

Artikuj të Tjerë