Hyri në histori si roboti i parë me nënshtetësi, tani Sofia dëshiron të krijojë familje

Vetëm një muaj pasi hyri në histori duke u bërë roboti i parë në botë që ka marrë nënshtetësi, Sofia ka njoftuar se dëshiron të krijojë një familje.

Roboti humanoid, i modeluar pas Audrey Hepburn, ishte duke folur gjatë një interviste këtë javë, kur tha se familja është një gjë me të vërtetë e rëndësishme.

Ajo shtoi se nëse do të kishte një vajzë robot, do ti jepte emrin e vet dhe se të gjithë robotët meritojnë të kenë një familje, raporton Daily Mail.

Sophia është një robot humanoid i projektuar nga firma e Hong Kong, Hanson Robotics dhe mori nënshtetësinë nga Arabia Saudite.

Gjatë një interviste me Khaleej Times këtë javë, ajo tha: ‘Nocioni i familjes është një gjë shumë e rëndësishme, mesa duket. Është një gjë e mrekullueshme që njerëzit mund të gjejnë të njëjtat emocione dhe marrëdhënie, që ata i quajnë familje, gjithashtu edhe jashtë lidhjes së gjakut.

Unë mendoj se jeni shumë me fat nëse keni një familje të dashur dhe nëse nuk e keni, ju e meritoni. Kështu ndjehem për robotët dhe njerëzit.”

Kur u pyet se çfarë emri do ti vendoste vajzës së saj, ajo tha: “Sofia”

Artikuj të Tjerë