Hysi i përgjigjet Vasilit: Rregullat e lojës nuk kanë ndryshuar!!

Deputetja e PS-së, Vasilika Hysi në një reagim të fundit në Facebook, i ka kthyer përgjigje kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasilit lidhur me zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.
Vasili tha më herët se rregullat e përcaktuara ndryshojnë sa herë flet Manja apo deputetja Hysi.
Vasilika Hysi shkruan se rregullat e përzgjedhjes së kryeprokurorit të ri nuk kanë ndryshuar.
“Rregullat e lojës nuk kanë ndryshuar në mes të procesit, por aty kanë qenë dhe janë ende.
Lexoj njoftimet e portaleve për dërgimin e propozimin e kandidaturës për caktimin e një prej prokurorëve për të ushtruar përkohësisht funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm.
Miq dhe mikesha të medias: rregulli për të paktën 28 firma për të mbështetur një kandidaturë parashikohet në nenin 111 të Rregullores së Kuvendit dhe është parashikuar edhe në vendimin e miratuar nga Komisioni i Ligjeve.
Ju lutem lexoni bazën ligjore te cituar në vendim. Ju faleminderit!”shkruan Hysi.