I vuri gjobë, shoferi dhunon policin rrugor në Lezhë. Arrestohet autori

LEZHE- Një efektiv policie është dhunuar nga një drejtues automjeti i cili u ndëshkua me gjobë për një kundërvajtje administrative. Ngjarja është regjistruar në hyrje të qytetit të Lezhës rreth orës 12:00, ndërsa në pranga ka përfunduar Sebastjano Malotaj,22 vjeç.

Efektivi i policisë rrugore të Lezhës me iniciale N.N ka ndaluar për shkelje të rregullave të qarkullimit një automjet tip ‘Mercedez’ brenda të cilit ndodheshin 4 persona, të cilët kanë kundërshtuar gjobën e policit. Sipas burimeve në vendngjarje, drejtuesi i mjetit është përplasur edhe fizikisht me efektivin e policisë, i cili ka thirrur menjëherë forcat e rendit për mbështetje.

Këta të fundit kanë mbërritur menjëherë duke bërë shoqërimin e 4 personave që ndodheshin në automjetin tip ‘Mercedez’, ndërsa bëhet e ditur se vetëm drejtuesi i mjetit është ndaluar për këtë ngjarje. Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen, ndërsa ka marrë në pyetje edhe disa persona që ndodheshin në vendin ku ndodhi edhe dhuna ndaj efektivit të policisë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.12.2017, nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

•Sebastjano Malotaj,22 vjeç, banues në Ishull-Lezhë

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se tek rrethrrotullimi i Shëngjinit në Lezhë, ka kundërshtuar me dhunë efektivin e policisë rrugore të Komisariatit të Policisë Lezhë.

Shtetasi i lartpërmendur udhëtonte me automjetin tip Benz dhe në momentin kur punonjësi i Policisë Rrugore do t’i vendoste masë administrative për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal

Artikuj të Tjerë