ISIS kërcënon djalin e Trump, zbulohet mesazhi që i kanë dërguar

Pas kërcënimeve të disa personazhe të njohur si Ronaldo, Neymar, Messi madje dhe djali i princit William edhe djali i Donald Trump kërcënohet nga ISIS.
Lajmi u konfirmua nga Site Intelligence Group, organi që monitoron aktivitet online të organizatave terroristë. Në një chat xhihadist qarkullon fotoja e Barron, djalit 11 vjet të presidentit të SHBA-ve së bashku me hartën e shkollës së tij dhe në të shkruhej: “Kapni djalin e gomarit të Amerikës”.
Pamjet u shpërndanë nga kanali televiziv Telegram, “Dak al-Munafiqeen”, që do të thotë “Lufto hipokritët”, shkruan panorama. Së bashku me fotot e Barron dhe hartën e shkollës qarkullon dhe hashtagu në arabisht عليك_بإبن_بغل_أمريكا (Kapni djalin e gomarit).
Gjithsesi kushdo që ka shpërndarë imazhet ka bërë një gabim gjeografik, sepse shkolla St. Andreë’s Episcopal ndodhet në Washington, ndërsa Barron studion në një institut në Maryland.

Artikuj të Tjerë