Italianët: Shqipëria destinacioni juaj turistik për 2018

Volagratis, portali i prenotimeve turistike në të gjithë botën e lider europian në sektorin e udhëtimeve, ka publikuar sot listën e 15 vendeve si destinacionet më të preferuara përgjatë vitit të ardhshëm, 2018.

Në vendin e parë të kësaj liste renditet Shqipëria si vendi me potencial të madh turistik e për raportin e mirë cilësi/çmim.

Shqipëria ofron një larmi të jashtëzakonshme peisazhes natyrore e territoresh.

Në portalinVolagrastis përgjatë vitit 2017 prenotimet turistike drejt Shqipërisë kanë regjistruar një rritje prej 88% në krahasim me një vit më parë.

Artikuj të Tjerë