Iu bllokua pasaporta, Saimir Tahiri paraqitet i qetë te Gjykata e Krimeve të Rënda, ja kush e shoqëron (FOTO)

I qetë dhe i shoqëruar nga avokati i tij, Maksim Haxhia është paraqitur para pak minutash ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në gjykatën e Krimeve të Rënda, i thirrur nga ky organ për ta njohur me vendimin e bllokimit të pasaportës.

Tahiri u thirr në seancë ku do të njihet nga afër me vendimin e gjykatës për bllokimin e pasaportës dhe ID, duke mos e lejuar atë të lëvizjë jashtë shtetit, pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Artikuj të Tjerë