Jordania paralajmëron SHBA: Pasoja të rrezikshme nëse njeh Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit

Ministri i Jashtëm i Jordanisë ka paralajmëruar SHBA për “pasoja të rrezikshme” nëse njeh Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Ayman Safadi tha se i kishte thënë sekretarit amerikan të Shtetit Rex Tillerson se një deklaratë të tillë do të shkaktonte zemërim të madh në botën arabe dhe myslimane.

Dy ditë më parë mediat amerikane raportuan se Presidenti Trump do të njëohë Jeruzalemin si kryeqytet të Izreaelit.

Jared Kushner, dhëndri i Trump, tha se asnjë vendim nuk ishte marrë ende.

Në një postim në tëitter, Safadi tha: Fola me Sekretarin e Shtetit Tillerson për pasojat e rrezikshme të njohjes së Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit. Një vendim i tillë do të shkaktonte zëmërim në botën arabe dhe myslimane

Artikuj të Tjerë