Ju ka ndodhur të rrënqetheni duke dëgjuar muzikë? Atëherë duhet ta lexoni këtë

A ju ka rrënqethur ndonjëherë kënga juaj e preferuar?! Atëherë ka diçka që duhet të dini
Të rrënqethurit duke dëgjuar muzikë ose ndjenja e thatësisë në fyt dhe emocionet që ndjeni, ju bëjnë të jeni special.

Kjo ndodh për shkak se truri juaj mund të jetë ndryshe nga të tjerët pasi që këto përjetime janë mjaft të rralla dhe unike, transmeton lajmi.net

Hulumtimi shqyrtoi 20 studentë, 10 prej të cilëve pranuan se përjetonin ndjenjat e lartpërmendura në lidhje me muzikën dhe 10 të tjerë kishin thënë që nuk kanë përjetuar ndonjëherë.

Pas skanimit të trurit, ekspertët kanë vërejtur se truri i 10 prej studentëve që kishin lidhje emocionale dhe fizike me muzikën në të vërtetë kanë struktura të ndryshme të trurit sesa të tjerët.

Ata kishin vëllim më të dendur të fibrave që lidhin korteksin e tyre auditor dhe zonat që përpunojnë emocione. Këta persona gjithashtu mund të komunikojnë më mirë.1

Artikuj të Tjerë