Kërkoi 100 euro ryshfet, arrestohet doganieri në Vlorë

Një punonjës i policisë doganorë në Vlorë është arrestuar ditën e sotme me akuzën e korrupsionit pasiv.

Mësohet se shtetasi Bledar Shelen, 39 vjeç kishte kërkuar në formën e ryshfetit nga një kalimtar në portin e Vlorës 100 euro për ta lejuar atë të kalonte pikën kufitare.

Ndalimi i tij është bërë në flagrancë dhe si provë materiale janë sekuestruar 100 eurot.

Më poshtë njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

SHÇBA arreston 1 punonjës të Policise Kufitare per korrupsion pasiv

Ne kuader te operacionit ‘Blue border’, Shërbimi për Çëshjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlore kanë goditur një rast te korrupsionit pasiv.

SHÇBA kishte rregjistruar procedimin penal ne Prokurori mbi bazën e informacioneve që kishte siguruar me heret.

Pas një hetimi me metoda speciale u bë e mundur të dokumentohej ky aktivitet pasditen e sotme.

Strukturat e SHÇBA kanë arrestuar në flagrancë Bledar Shelen, 39 vjeç, me detyre kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Port Vlore.

Efektivi i pikes se kalimit kufitar dyshohet se i kerkoi 100 euro nje shtetasi per te lejuar te vijonte udhetimin drejt Italise, duke pretenduar se nuk permbushte teresisht kushtet e kalimit të lirë ne zonen  Shengen.

Gjatë arrestimit në flagrancë, të ndaluarit iu sekuestruan një sasi prej 100 eurosh, ne cilesine e proves materiale.

Artikuj të Tjerë