Këshilla për situatën e përmbytjeve

10 hapat pёr tё mbajtur tё sigurt fёmijёt nё rast pёrmbytjesh
Pёrmbytjet janё katastrofa natyrore tё shpeshta me njё kosto tё madhe pёr shoqёrinё. Rreth 90% e katastrofave natyrore shkaktohen nga pёrmbytjet që ndodhin kryesisht si pasojё e rёnies sё reshjeve tё shumta pёr periudha tё zgjatura, apo gjatë shkrirjes së shpejtë tё dёborёs. Megjithёse efektet e pёrmbytjeve janё shkatёrruese, familjarёt mund tё marrin disa masa pёr tё mbajtur tё sigurt fёmijёt nё rast pёrmbytjesh.
1. Flisni pёr pёrmbytjet
Diskutoni me familjen tuaj çfarё janё pёrmbytjet dhe pse ndodhin ato. Shpjegojuni fёmijёve tuaj qё pёrmbytjet janё dukuri natyrore normale prandaj duhet tё jemi tё pёrgatitur. Pёrdorni fjalё tё thjeshta qё ata të mund ta kuptojnё kёtё dukuri.
2. Informohuni
Merrni gjithnjё informacion nё radio apo televizion për parashikimet e motit.
Nёse keni dёgjuar se ka njё rrezik pёr pёrmbytje nё lokalitetin tuaj, atёherё trasmetojeni kёtё informacion te tё tjerёt dhe qёndroni tё informuar pёr udhёzimet e autoriteteve mbi evakuimin.
3. Ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale
Autoritetet lokale janë më të informuara në lidhje me zonat e prekura dhe zonat qё duhen shmangur, japin rekomandimet e duhura dhe ndihmojnё banorёt nё rastet e evakuimit tё banesave.
4. Zhvendosuni nё katet e sipёrme
Gjatë përmbytjeve ju duhet të zhvendoseni në katet e sipёrme tё banesёs apo godinёs ku ndodheni, pёr tё shmangur ujin qё rrjedh me rrёmbim apo kontaktin me ujin e grumbulluar nё tё.
5. Mbani fëmijët larg ujit të ndotur
Mbani fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg vendeve të rrezikshme dhe ujit tё ardhur nga pёrmbytja, pasi ky ujё mund tё jetё pёrzier me ujёra tё zeza dhe tё ketё pёrmbajtje tё lartё bakterore.
6. Kujdes duhet treguar edhe nё zonat pranё rrjetit elektrik, pasi kontakti me ujin mund tё bёhet shkak pёr transmetim tё elektricitetit dhe goditje elektrike. Mbani larg fёmijёt nga kёto zona.
7. Mbani fëmijët pastër
Lani duart e fëmijëve shpesh (gjithmonë para ushqimit) dhe sigurohuni qё ata tё lahen gjithnjё pas kontaktit me ujёrat e ndotura apo me zonat e pёrmbytura.
8. Sigurohuni që, pёrpara se fёmijёt tё rikthehen nё zonat e dёmtuara nga pёrmbytjet, elektriciteti apo pajisjet elektrike të funksionojnё mirё dhe vendet e banimit (shtёpi, shkolla etj.) të jenё tё sigurta nga rreziqet fizike apo ambientale.
9. Mos lejoni qё fёmijёt tё ndihmojnё nё pastrimin e zonёs sё pёrmbytur
Fёmijёt dhe adoleshentёt nuk duhen lejuar tё marrin pjesё gjatё fazёs sё pastrimit tё zonёs sё dёmtuar nga pёrmbytja. Rikthimi i tyre nё kёto zona duhet bёrё pasi gjithë zona tё jetё pastruar e dezinfektuar, duke pёrfshirё tё gjitha pajisjet, veshjet apo lodrat qё ndodhen nё banesё.
10. Pastroni mirё ose hidhni lodrat e kontaminuara (ndotura)
Mos lejoni qё fёmijёt tё luajnё me lodrat e ndotura nga uji i pёrmbytjes, tё cilat nuk janё dezinfektuar.
Mesazhet kyçe për përmbytjet:
Ujë i sigurt
• Kujdes nga uji i kontaminuar.
• Uji edhe nëse duket i pastër mund të përmbajë mikrobe.
• Hidhini klor ujit, ose zieni atë përpara se ta konsumoni.
• Ujin e pijshëm mbajeni në enë të mbuluara, dhe konsumojeni brenda 24 orëve .
• Përdorni ujë të ambalazhuar.
Higjiena personale
• Lani duart mirë me sapun:
• Përpara se të gatuani,të ushqeheni, dhe përpara se të ushqeni fëmijët.
• Mbasi të përdorni tualetin, apo pasi keni larë fëmijët të cilët kanë përdorur tualetin.
• Mbasi keni ndërruar fëmijën.
Bëni kujdes në larjen e mirë të duarve, mes gishtave, në kurrizin e dorës dhe poshtë thonjve.
Kujdesi për një ushqim të sigurt
• Në mënyrë që të evitojmë dhe minimizojmë rrezikun për transmetimin e sëmundjeve infektive gjatë përgatitjes së ushqimit rekomandohet:
• Larja e duarve dhe dezinfektimi i pajisjeve për përgatitjen e ushqimit, si dhe mbajtja larg ambienteve ku përgatitet ushqimi i individëve të cilët kanë shfaqur simptoma të sëmundjeve infektive.
• Ndarja e ushqimeve të pagatuara nga ato të gatuara
• Mospërdorimi i enëve të njëjtave për ushqimin e gatuar dhe atë jo të gatuar,
• Përdorimi i ujit të sigurt për të gatuar zarzavatet dhe larja e frutave që konsumohen të gjalla, flakni ushqimet e dëmtuara nga përmbytjet ose ushqimet e mykura.
KUJDES!
Kafshët e sëmura ose të gjendura të ngordhura, të mos bëhen pjesë e zinxhirit ushqimor.
Kujdes për higjienën respiratore
• Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini
• Përdorni shami ose teshtini në krah /parakrah gjatë kollitjes ose teshtitjes.
• Lani duart me sapun pasi keni teshtitur në duar, ose përdorni solucione duarsh me alkool.
• Shmangni prekjen e hundës, syve dhe gojës me duar të palara.
Kërkoni trajtim të menjëhershëm
•Diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi i ethes dhe diarresë është jetëshpëtues ( brenda 24 orëve të para të fillimit të simptomave).
• Në rast diarreje, solucionet rehidruese orale duhet të jenë të sigurta (me ujë të zier ose të klorifikuar) të cilat duhen konsumuar ose dhënë nga Qendrat Shëndetësore.
Këshilla për situatën e përmbytjeve
Në situata me reshje të mëdha shiu, dalje të lumejve nga shtrati, prishje të urave e rrugëve, përmbytje të zonave të banura, rrëshqitje dherash, dëmtime të godinave, kërkohen masa specifike për të shmangur në maksimum dëmtimet dhe aksidentet që mund të na kushtojnë edhe jetën.
Për të shmangur dëmtimet nga rryma elektrike është e domosdoshme:
• Të bëjmë stakimin e automateve qëndrore.
• Të qëndrojmë në vënde të sigurta pa lagështirë.
• Mos ndizni paisjet elektrike që jane lagur ose qëndrojnë në ujë.
• Mbani fëmijët sa më larg rreziqeve nga linjat elektrike, paisjet elektrike etj.
• Mos përdorni gjeneratorë elektrike në vende të mbyllura, gazrat që ato leshojnë gjatë punës përbëjnë rrezik për jetën tuaj.
Informohuni vazhdimisht për gjëndjen e relievit, gropat që mund të jenë formuar, rrymat e fuqishme të ujit, urat, rrëshqitjet e dherave:
• Qëndroni në vende ku jeni më të sigurtë; në lartësi, në kate më të larta të godinave, në kodrina.
• Mos tentoni të kaloni përrenj, lumenj kur prurjet janë të mëdha.
• Shmangni lëvizjet mbi ura, në pellgje me ujë etj.
• Në kushtet e levizjeve të domosdoshme, me ujëra të rrëmbyera, qëndroni pranë njëri-tjetrit dhe në grup.
Në kushtet e një moti të jashtëzakonshëm më të rrezikuarit janë fëmijët,
• Mbajini fëmijët sa më pranë, nën vëzhgim të vazhdueshëm.
• Fëmijët nuk duhet të lëvizin të pashoqëruar.
• Mbajini ato në vënde të sigurta, në kate të larta, larg rrumave të ujit, në vende ku mendoni se nuk arrijnë ujërat.
• Sigurojini ato me veshje të përshtatshme.
Reshjet e shumta shtojnë mundësinë për aksidente të cilat rrezikojnë jetën tuaj.
• Shmangni në maksimum lëvizjet me mjete motorike në kushtet e motit të keq.
• Infromuhuni në vazhdimësi për vendin ku do të lëvizni, motin, rreshjet, temperaturat.
• Kontrolloni gjëndjen teknike të mjetit, karburantin, paketën e ndihmës së parë, paisjet ndriçuese, gomat.
• Siguroni veshje të përshtatëshme për udhëtimin në këto kushte. Veshje të ngrohta, mbrojtëse nga reshjet e shiut, këpucë dimërore, çizme etj.
• Kujdes duhet treguar për shpejtësinë gjatë lëvizjes me makina.
• Vendosni fëmijët në vënde të përshtatëshme, në sedilen e posaçme dhe të lidhur me rrip sigurie.
• Siguroni që aparatet e celularit të jenë të karikuara, dhe me karikues rezervë në makinë.
• Mos tentoni të kaloni me mjetin tuaj në vende të dyshimta, me pellgje uji, prurje të mëdha , apo dhe me rrezik të lartë rrëshqitje.
Ndërtesat ku ju banoni e kryeni aktivitete të ndryshme janë të rrezikuara.
• Mos qëndroni në, mbi apo pranë godinave që janë të mbuluara nga uji.
• Gjatë punës për pastrimin e ambjenteve të përmbytura bëni kujdes të përdorni doreza, vishni çizme pasi mund të lendoheni në çdo moment.