Këshillat bashkiak: Delvina shqyrtohet të martën

E hëna dhe e marta do të jetë një ditë e ngjeshur për Kolegjin Zgjedhor, pasi do të shqyrtojnë kërkesat e Bindjes Demokratike dhe Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Kolegji Zgjedhor do të marrë në shqyrtim 20 kërkesat e PS-së për shpërndarjen e mandateve për këshilltarët bashkiakë, pasi KQZ e kishte të pamundur ligjërisht për t’i certifikuar duke qenë se duheshin 5 vota. Të gjitha vendimet e KQZ për zgjedhjet e 30 Qershorit janë marrë me 4 vota, pasi kryetari Klement Zguri ka votuar gjithmonë kundër duke njohur dekretin e Presidentit Meta.

Të hënën do të shqyrtohen kërkesat për 7 bashki (Devoll, Kuçovë, Konispol, Memaliaj, Ura Vajgurore, Përmet dhe Poliçan) dhe të martën për 13 të tjera (Mirditë, Finiq, Pukë, Pustec, Pogradec, Vau i Dejës, Mat, Fushë Arrëz, Delvinë, Roskovec, Kavajë, Dropull dhe Peqin), ndërsa procesi pritet që të vijojë edhe për bashkitë e tjera në ditët në vijim.

Certifikimi i hap rrugë mbledhjes së parë të këshillave dhe betimit të kryetarit të ri të bashkisë për cdo njësi vendore.

Artikuj të Tjerë