Kjo është qendër shëndetësore në Devoll

Edhe pse mban emrin e një qendre shëndetësore, kjo dhomë në fshatin Zagradec është jashtë çdo kushti minimal për të funksionuar si e tillë.

Për vite të tëra ky ambient është lënë jashtë vëmendjes, duke degraduar çka e ka bërë të pamundur marrjen e shërbimeve mjekësore për familjet e fshatit.

Edhe pse jetojnë rreth 200 banorë në fshatin Zagradec në zonën e Devollit, marrja e shërbimeve mjekësore për ta bëhet në kushte primitive.

Ata tregojnë se mjeku mungon fare dhe u duhet të shkojnë drejt Bilishtit ndërsa në ditët kur vjen infermieri një pjesë të shërbimeve e marrin në rrugë dhe një pjesë në shtëpitë e tyre.

Banorë: Këtu është beter.

-Vjen infermieri në shtëpi dhe na mat tensionin.

Kryeplaku i fshatit thotë se qendra ka vite që është jashtë funksionit dhe apelon për rikonstruksionin e saj.

Kryeplaku: Më mirë të futesh në një haur bastish se në atë qendër. Infermieri vjen 8 orë dhe ikën.

Shpesh, banorët udhëtojnë në qytetet më të afërta për të marrë shërbimin shëndetësor dhe kjo përkthehet më shumë shpenzime për ta.

Artikuj të Tjerë