Kolumbia sekuestron sasinë më të madhe të kokainës

Policia e Kolumbisë ka sekuestruar një sasi prej 12 ton kokainë. Kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë në historinë e vendit.
Lënda nakorike u gjet në katër platancione me banane në veri të vendit, afër rrugëve të përdorura për kontrabandë kokaine në SHBA. Presidenti Juan Manuel Santos tha se ishte ngarkimi më i madh i drogës në një operacion të vetëm policor.
Operacioni është pjesë e një ofensive kundër Klanit të fuqishëm të Gjirit, një bande trafikimi të drogës. Policia tha se droga i përkiste Dairo Úsuga, i njohur ndryshe edhe si Otoniel, kreu i Klani i Gjirit, një nga organizatat më të rrezikshme kriminale të Kolumbisë.