Kompania PLUS u dërgon SMS 208 mijë abonentëve: Prefiksi juaj do mbyllet

Pas shpalljes së falimentit dhe mbylljes së kompanisë Plus, të gjithë abonentët e kësaj kompanie duhet që të drejtohen në një tjetër kompani telefonike.

Kompania Plus i ka njoftuar të gjithë klientët e saj që brenda kësaj periudhe mund të transferojnë numrin e tyre në një nga tre kompanitë e tjera që operojnë në Shqipëri.Ky kalim do të shoqërohet edhe me ndryshimin e prefiksit, pasi prefiksi 066 nuk do të ekzistojë më. Me mbylljen e kompanisë Plus, prefiksi 066 do të administrohet nga AKEP.

Klientet e PLUS llogariten në 208 mijë abonentë, kjo kompani ishte dhe më e reja në tregun e telekomunikacionit në Shqipëri.

Artikuj të Tjerë