Kryemadhi në selinë e PD-së

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka hyrë këtë të mërkurë në selinë e Partisë Demokratike.

Lëvizja mbërrin në një periudhë të fortë akuzash nga ana e dy partive opozitare ndaj qeverisë, që e akuzojnë për lidhje me krimin.

Të dielën, LSI zhvilloi Konventën Kombëtare të saj, që doli me një rezolutë prej 8 pikash. Në njërën nga këto pika përcaktohej gatishmëria e kësaj force politike për një aksion opozitar me forcat e tjera.

Artikuj të Tjerë