Kush është femra më tërheqëse e showbiz-it shqiptar sipas Erion Veliajt?

Në një intervistë të pazakontë për Pop Culture, Erion Veliaj, përveç lajmeve të reja për kryeqytetin, foli edhe për jetën e tij private, për mënyrat e argëtimit gjatë ditëve e netëve festive, po nuk shpëtoi paq edhe me disa ngacmime të Klevit e Dojnës për lajmet e showbiz-it.

Kështu, meqenëse Pop Culture është një program showbiz-i, Kelvi i kërkoi Veliaj të thoshte cila është femra më seksi apo më tërheqëse në showbiz-in shqiptar.

Vështirë për të zgjedhur mes shumë vajzave të bukura që qarkullojnë në showbiz, Veliaj vendose të mbetej te vajza më tërheqëse, pa dashur të zgjedhë më seksi: “Më seksi nuk e di, por më tërheqëse është Valbona Selimllari”, – tha Veliaj.

“Meqenëse e kam edhe shoqe”, – thotë Veliaj nën zë, por të gjithë e dimë që kur është fjala për Valbonën, nuk ka nevojë për shoqëri dhe miqësi. Ajo vazhdon të jetë tërheqëse në sytë e të gjithëve, kështu që edhe Veliaj i jep hakun Miss-it të përjetshëm.

Artikuj të Tjerë