Laboti – Përdorimet në mjekësinë popullore

Lëngu i gjetheve të labotit përdoret në mjekësinë popullore kundër paraziteve intestinalë. Nëse fëmijët tuaj vuajnë nga ky problem, atëherë duhet të konsumojnë labot të egër rregullisht për disa ditë.

Si ta konsumoni: Merrni 10-15 ml lëng të gjetheve të labotit. Shtoni kripë deti dhe pijeni tre herë në ditë pas çdo vakti.

Ruan shëndetin e sistemit tretës.
Gjethet e labotit të egër janë ideale për mëlçinë, tëmthin dhe shpretkën. Nëse dëshironi të ruani shëndetin e sistemit tretës, atëherë duhet të konsumoni 10 ml të lëngut të gjetheve të labotit të egër.
Kundër gurëve në veshka.
Laboti i egër ndihmon dhe funksionon kundër gurëve në veshka. Merrni gjethet, shtypini dhe grijini deri sa të nxjerrin lëng dhe merrni 10-15 mg në ditë me ose pa ujë.
Efektet anësore të labotit të egër
Këto gjethe janë të pasura me acid oksalik dhe kanë tendencën të lidhen me kalciumin dhe ulin praninë e tij në organizëm. Për këtë arsye, laboti i egër nuk sugjerohet të konsumohet gjatë shtatzanisë.
Farat e labotit të egër mund të shtypen dhe të bëhen pluhur pasi funksionon si maja’ bimore, rrjedhimisht për t’u përfshirë në përgatitjen e bukëve dhe petullave. Laboti i egër i ngjan spinaqit dhe mund të gatuhet apo konsumohet si i tillë. Kërkoni për labot të egër me gjethe dhe maja të buta të cilat janë të ngrënshme.
Artikuj të Tjerë