LAJMI I FUNDIT/ Hidhet shorti i pabesueshëm në Vienë, Kosova luan kundër Serbisë

Përfaqësuesja U-20 e Kosovës në hendboll për femra të martën ka mësuar kundërshtarët e eliminatoreve për botërorin e vitit tjetër.

Shorti i tërhequr në Vjenë ka përcaktuar Kosovën në Grupin 5 ku bëjnë pjesë edhe Norvegjia, Serbia e Sllovakia.

Vetëm fituesi i grupit kualifikohet në botërorin që mbahet në Hungari në korrik të vitit tjetër. Ndeshjet kualifikuese luhen prej 23 deri më 25 mars të vitit të ardhshëm.

Me short është vendosur edhe për vendet që i organizojnë turnetë kualifikues. Për grupin e Kosovës e drejta fillimisht i shkoi Sllovakisë, por pasi ky vend ka organizuar turne për evropianin U-19, e drejta iu bart Serbisë. Nëse Serbia heq dorë atëherë të drejtën e ka Norvegjia e krejt në fund, sipas shortit, Kosova.

EHF-ja pritet të dal me ndonjë vendim për përballjet e Kosovës me Serbinë, që vlerësohen të natyrës së ndjeshme. Ka pasur një përballje Kosovë – Serbi në të kaluarën, pikërisht në hendbollin e femrave./Newsport.al

Artikuj të Tjerë