Lesaffre mbërrin në Shqipëri!!

Kompania franceze e prodhimit të produkteve të brumit Lessafre, e cila operon në 170 shtete tashmë do të jetë prezente në Shqipëri në bashkëpunim me kompaninë Teuta. Sipas përfaqësuesve të dy kompanive bashkëpunimi premton një teknologji dhe ekspertizë të re në prodhimin e produkteve të brumit në Shqipëri, teksa konsumatorëve do tu ofrohen produkte të sigurta.

Kompania e paketimit dhe shpërndarjes Teuta, sjell në Shqipëri kompaninë franceze të prodhimit të produkteve të bukës Lesaffre.

Bashkëpunimi vjen pas një serie investimesh në rajon, teksa në Shqipëri parashikohet të shtohet gama e gjerë e produkteve të brumit.

Drejtori i Përgjithëm Kompanisë Teuta, të themeluar në vitin 1994, Arben Babameto, shprehet se bashkëpunimi me kompaninë franceze do të përmirësojë standartet e prodhimit dhe cilësisë së produkteve.

Babameto:Prezantojmë një lidhje të re, një bashkëpunim të ri, që besojmë se do të jetë shumë i frytshëm për të futur në tregun shqiptar produkte të një cilësie shumë të lartë të firmës franceze Lesaffre.

Përfaqësuesi i kompanisë Lesaffre, Miroslav Botic, thekson se konumatorëve shqiptarë do tu garantohen produkte të sigurta, teksa ekonominë e Shqipërisë e shikon në zhvillim dhe tejet premtuese.

Botic:Teuta është një nga kompanitë që mund të përshtatet  me ritmin e  zhvillimit të Shqipërisë kështu që për ne Teuta është një nga partnerët idelaë.

Lessafre është një markë ndërkombëtare mjaft e njohur.

E themeluar 160 vite më parë, kompania sot ka 7 mijë të punësuar si dhe 50 fabrika teksa operon në 170 shtete.

Tashmë kompania shqiptare Teuta moto e së cilës është jemi një familje e madhe, sjell në Shqipëri një tjetër siguri për konsumatorin.

Artikuj të Tjerë