‘Maqedonia e Re’, Athina bie dakord!

“Maqedonia e re” është emri që ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (FYROM) ka propozuar dhe thuhet se Greqia do të bjerë dakord, në mënyrë që t’i japë fund mosmarrëveshjes dhjetëvjeçare për emrin, sipas një raporti të televiziviont Star.

Në raporti thuhet: duke kërkuar informacione ekskluzive nga Brukseli – të dy palët dhe ndërmjetësi Mattheë Nimic, zyrtari i OKB përgjegjës për negociatat, ranë dakord të përdorin “Maqedoninë e Re”, një emër të propozuar nga qeveria e Shkupit.

Emri “Maqedonia e Re” u propozua në vitin 1992, por u refuzua nga ana greke në atë kohë. Një propozim tjetër më vonë ishte “Maqedonia Veriore”, e cila gjithashtu u refuzua nga Athina sepse u duk irredentiste duke nënkuptuar se ka edhe një “Maqedoni Jugore”.

Raporti thotë se Greqia ka rënë dakord për ndryshimin e emrit, dhe shpalljet do të bëhen në pranverën e vitit 2018.

Gjatë takimit katër-ditor të krerëve të vendeve të Ballkanit, kryeministri grek tha se mosmarrëveshja Athinë-Shkup mbi emrin e vendit fqinj do të zgjidhet brenda vitit.

Artikuj të Tjerë