Mbledhja e qeverisë Shqipëri-Kosovë sot në Vlorë, ja personaliteti që i bashkohet

Pas Korçës, dy kabinetet qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës do të vendosen sot në qytetin e Vlorës, simbolin e pavarësisë së shtetit shqiptar.

Në qytetin e flamurit sot do të ketë një varg aktivitetesh mes dy delegacioneve, për të shënuar kështu 105 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Manifestimeve në Vlorë sot i bashkohet edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili mbrëmë pasi bëri homazhe në Prekazin e Jasharajve ka thënë se po niset për në Vlorë për t’iu bashkuar festës mbarëkombëtare.

Artikuj të Tjerë