Merr flakë furgoni mallrave në Vlorë

Vetëm pak minuta më parë në qytetin e Vlorës raportohet që një furgon mallrash të jetë përfshirë nga flakët.

Mësohet se furgoni ka qenë në lëvizje në momentin e përfshirjes nga flakët, por për fat të mirë drejtuesi nuk është lënduar.

Nuk bëhen ende të ditura shkaqet shpërthimit të flakëve në furgonin e mallrave me targa VL 39 98 C.

Ndërkohë policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në terren dhe po punojnë për të vënë nën kontroll situatën dhe për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

Artikuj të Tjerë