Meta qesh me lot, aktorët e humorit thumbojnë keq Veliajn

Në “Kënga Magjike” nuk kanë munguar as batutat e humoristëve dhe prezantuesve Bes Kallaku dhe Erion Isai me personazhet VIP që kishin mbërritur në Pallatin e Koncerteve për të ndjekur natën finale.

Isai: Përshëndesim edhe Presidentin e Republikës, mirëmbrëma Zoti Meta!

Kallaku: Më në fund kemi një president mbi palët se pikë të dobët ka Sali Berishën, punon me qetësi me Edi Ramën dhe fle me dashuri me Monika Kryemadhin.

Isai: Faleminderit gjithë bashkisë, faleminderit kryetarit të bashkisë dhe ta përshëndesim lali Erin që e kemi në sallë.

Kallaku: Ku është?

Isai: Ja ku është.

Kallaku: Nuk është lali Eri ai.

Isai: Është lali Eri, o Ardit a është lali Eri ai?

Gjebrea: Po, po ai është.

Kallaku:  Ore ja ku e ke ‘live’ në Paskuqan në Facebook. Nuk është ai…Është ‘live’ në Paskuqan dhe njëkohësisht ‘live’ tek liqeni me lopatë në dorë. Ja nuk është ai. Nuk ka mundësi, kësaj nuk ke ç’i thua, ja ‘live’, duke e lëpi një qen.

 

Artikuj të Tjerë