Meta, Rama e Basha tek banorët e përmbytur

Pas Fierit Presidenti Ilir Meta shkoi në Berat, ku pa nga afër pedonalen e përmbytur të qytetit dhe u takua me banorë të prekur nga përmbytjet.

Sipas Presidentit, përveç masavë për t’u ndejtur pranë personave të prekur, duhet menduar për të marrë masa për t’i bërë ballë stinës së dimrit.

“Kjo kërkon një kujdes për të ardhmen, sepse jemi në kohë kur dimri bëhet i vështirë, i paparashikueshë”, deklaroi Presidenti Meta.

Në të njëjtën linjë ishte kryeministri Edi Rama. Në pamjet e shpëndara nga ERTV, Kryeministri shfaqet për inspektim në Urën Vajgurore, ku flet për minimizimin e dëmeve për shkak të masave të marra pas përmbytjeve të 2015-ës. Por kryeministri shton se puna do të vazhdojë.

“Të vazhdojmë të ndërhyjmë në mënyrë që të kemi maksimumin e aftësisë mbrojtëse, pavarësisht se kur vjen shiu në atë formë, është njësoj si të hedhësh një fuçi me ujë në lavaman”, deklaron Rama.

Kryeministri shkoi më pas në Spitalin e qytetit të Beratit, i shoqëruar edhe nga minstrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Në Darzezë të Fierit ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili u njoh nga afër me situatën prej kryetarit të Bashkisë, Armando Subashi.

Kryetari Basha vlerësoi punën e Forcave të Armatosura.

“Të rregullojmë dëmet njëherë dhe pastaj hapa pas hapi të evidentojmë të tjerat”, u shpreh Basha.

Artikuj të Tjerë