Ministrja Manastirliu jep lajmin e mirë për fëmijët e braktisur dhe familjet në nevojë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale Ogerta Manastirliu në një lidhje direkte nga zyra e saj për emisionin “Tonight Ilva Tare” në Oranews, thotë se duke filluar nga data 1 janar e vitit të ardhshëm nuk do të ketë më ndihmë të pjesshme ekonomike, por të plotë.

Ajo tha se numri i fëmijëve në situatë rruge është duke u ulur në vijimësi dhe rastet janë në ulje të ndjeshme.

Manastirliu:  Për pos ndihmës ekonomike që do të jetë e plotë për familjet që prej datës 1 janar, do të ketë subvencione për fëmijët që të mos braktisin shkollën. Ndihma ekonomike shkon deri në 80 mijë lekë të vjetra. Do të hiqet ndihma e pjesshme.

Tare: Çfarë do të bëhet për fëmijët që nxirren në rrugë?

Manastirliu:  Ne kemi identifikuar në këto dy vite rreth 800 raste dhe mbi 500 raste janë menaxhuar. 208 fëmijë janë ulur për herë të parë në bankat e shkollës. Janë trajtuar, që do të thotë se përveç punohet me fëmijët, punohet edhe me familjen. Fëmijët në situatë rruge kanë disa veçori. Braktisja e fëmijëve është ulur me 60% dhe do të shkojmë drejt qendrave ditore për të mos pasur më qendra rezidenciale.

Tare: Ka një afat?

Manastirliu:  Kemi rastin e qendrës në Shkodër që është transformuar në një qendër për të rinjtë për shkak se nuk kishte më fëmijë të braktisur.

Artikuj të Tjerë