“Mos i trego bilbilit pyllin…”, Patozi ka dy fjalë për Ramën!

Takimi i djeshëm i kryeministrit Edi Rama me disa të rinj në Panairin e sporteve që u shoqërua edhe me disa fishkëllima nga ata që mesa duket ishin të pakënaqur nga puna e kësaj qeverie me sportin, sot ka marrë edhe një tjetër ‘shuplakë’.

Ish deputeti i PD-së, Astrit Patozi, ka ironizuar sot kryeministrin Edi Rama duke i shkruar se në fakt kur të dëgjojë sërish fishkëllima, atij i duhet më mirë një shteg për tu larguar.

Reagimi:

Kërkoj ndjesë që e mora vesh me vonesë lajmin për fishkëllimat e djeshme në Pallatin e Sportit.Më falet, gjithsesi, dhe jam i justifikuar në një farë mënyre, se kam qenë i zënë me festimet e Ditës së Rinisë.
Por tani, që e pashë, një këshillë po ta jap. Kur të fillojë ajo lloj muzike, mos u mundo kot t’u tregosh bilbilave ku janë pemët, por përpiqu të gjesh një shteg për të dalë vetë nga pylli.
Se i bie se ka nisur që për ty të këndohet ajo kënga, që kishte interpretuar mbrëmë jo keq Ditmir Bushati “Pranvera filloi me ardhë, dhe bylbyli nis me knu…”

Artikuj të Tjerë