Moti i keq shënohet viktima e parë, vdes elektriçisti në krye të detyrës (EMRI)

Është shënuar viktima e parë nga moti i keq. Ka humbur jetën një elektriçist në Fier, teksa po punonte në kabinën elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kurjan. Viktima është Sabri Vrimaga i cili, mësohet se ka rënë në kontakt me rrymën në kabinën elekrike.

Elektriçisti është dërguar në spital pa shenja jete.

Njoftimi i policisë:

Në datën 30.11.2017, rreth orës 16:15, në fshatin Kurjan, Fier, shtetasi S.V, rreth 50 vjeç,(elektriçist), banues në fshatin Kurjan, duke punuar në një shtyllë elektrike e ka zënë korenti. Për pasojë shtetasi S.V ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore e proceduriale.

Artikuj të Tjerë