Ndërron jetë aktori i madh i skenës shqiptare

Ndërron jetë aktori i njohur i skenës dhe ekranit shqiptar Mërkur Bozgo, në moshën 80 vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
Mërkur Bozgo ka lindur në 24 Mars të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës. Në vitin 1961 përfundon studimet e larta në Degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe prej këtij viti fillon punën në Estradën e Tiranës deri në vitin 1968. Më pas filloi në televizion dhe teatrin Popullor.
Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë në kinokomedinë televizive “Estrada në ekran” në vitin 1968. Mësohet se aktori ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, që e vuantë prej kohësh. Sot Bozgo numëron një numër të madh interpretimesh në disa filma shqiptarë ndër të cilët mund të përmendim:
Në fillim të verës (1975), Punëtori që shënon me shenjë arkën me barut
Emblema e dikurëshme (1979), Drejtori i muzeut
Agimet e stinës së madhe (1981), z. Ali
Tela për violinë (1987), Andoni
Stolat në park (1988), Drejtori
Bolero (1997), Klienti i Evelines
Gjoleka, djali i Abazit (2006), Hoxha
Seriliali televiziv Komuna e Parisit, Xha Rakua
Bela TV Serial (2011) Babai