Në Karaibe ka edhe një ishull gomerësh

Ishulli Antigua para rreth 400 vjetësh nuk kishte kafshë të tilla si gomarët apo kuajt, por tani situata është ndryshe.

Ngritja e industrive të sheqerit shtoi bëri që gomarët të dërgoheshin në zonë dhe pas kaq shumë vitesh pas zhvillimit të madh të transportit, kafsha ka dalë jashtë loje në fushën e transporteve.

Të “papunë” dhe mbi të gjitha të pa kontrolluar, specia është zgjeruar vazhdimisht në ishullin e Karaibeve.

Fabrika e fundit e sheqerit në zonë është mbyllur në vitin 1970 dhe gomarët janë vetëm gjurma e fundit e industrisë së zhurmshme që ndihmuan në ndërtimin e Perandorisë Britanike së bashku me dhjetëra “mullinj” shekullorë të sheqerit

“Gomarët dhe kuajt do të kishin ardhur me kolonët e parë anglezë në vitet 1630”, – historiani lokal Reginald Murphy për BBC.

“Ata përdoreshin për të transportuar kallam sheqeri në plantacione.

Prania e madhe e gomarëve ka bërë që të ngrihet edhe një strehë “Sanctuary Donkey Sanctuary” në Antigua Bethesda, e cila është bërë tërheqëse për turistët.

Aty janë rreth 150 kërriç për të cilët kujdesen veterinerët, por në botën e “egër”, janë mbi 400 të tjerë, duke u livadhisur sipas dëshirës.

“Ata shkaktojnë shumë probleme për të korrat. Fermerët punojnë shumë, 10 gomerë mund ta shkatërrojnë të mbjellat në pak minuta”, thotë drejtori ekzekutiv i qendrës, Karen Corbin.

Për të parandaluar shtimin e tyre, janë gomarët meshkuj pastrohen në moshën 3 vjeçare dhe planet janë që e njëjta masë të merret edhe ndaj atyre që jetojnë në botën e “egër”.

“Antigua i detyrohet shumë gomarëve të saj, është e drejtë që ne të kujdesemi për ta në kthim“, tha Corbin.

Artikuj të Tjerë