Nga Maradona te Puyol, një “Dream Team” në shortin e Rusi 2018

Më 1 dhjetor, shorti i fazës finale të Kupës së Botës 2018 do të mbahet në Moskë, një ngjarje që do të shfaqë personalitete udhëheqëse nga historia e fundit (dhe jo aq e fundit) e botës së futbollit. Gjithsej do të jenë nëntë ish-lojtarët, të cilët do të jenë pjesë e procesit të hedhjes së shortit në Pallatin Shtetëror të Kremlinit: Laurent Blanc, Gordon Banks, Cafu, Fabio Cannavaro, Diego Forlan, Diego Armando Maradona, Carles Puyol, Nikita Simonyan dhe Gary Lineker. Ata do të ndihmojnë Maria Komandnaya, e cila do të jetë përgjegjëse për hedhjen e shortit. Miroslav Klose do të jetë ai që do të ngrejë e sjellë trofeun e shumëlakmuar në skenë.
“Është një ekip i mrekullueshëm dhe unë jam i kënaqur që të kemi legjendat e FIFA-s, të të gjithë fituesve të Kupës së Botës të përfaqësuara në ceremoninë e fundit të shortit. Është një kohë emocionuese për të gjithë tifozët e futbollit. Por, në të njëjtën kohë, është një moment magjik, sepse na lejon të parashikojmë emocionet e mëdha që na presin gjatë Kupës së Botës 2018. Gjithashtu, fokusohen ata që kanë bërë histori”, – ka thënë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Maradona ishte arkitekti i madh i titullit të dytë të Argjentinës në “Meksikë 1986”, Carles Puyol ishte instrumental në kurorën e Spanjës në “Afrikën e Jugut 2010”, Fabio Cannavaro kapiten i Italisë në “Gjermania 2006”, Blanc në “Francë 1998” dhe Banks në “Anglia 1966”. Forlán përfaqëson “celeste”, një ekip që u shpall kampion botëror në vitin 1930 dhe 1950, sikurse përfaqësoi vendin e tij në “Brazil 2014”. Veterani Simonian mori pjesë në “Suedia 1958”.