Nis mbledhja e dy qeverive në shtëpinë e Flamurit në Korçë

Nis mbledhja e dy qeverive në shtëpinë e Flamurit në Korçë nën moton “Një tokë, një popull, një ëndërr…”
Nga kati i dytë i godinës, me në krah homologun e tij, Ramush Haradinaj, kryeministri Edi Rama ka hapur mbledhjen duke nënvizuar rëndësinë e këtij takimi.
“Për politikën që fillon me një dëshirë dhe pastaj e shndërron dëshirën në një veprim, sot ne mund të themi me plot gojën se ka ende shumë për të bërë por me patjetër çka është bërë nuk është pak. Kjo është mbledhja e katërt e dy qeverive, në Korçën e kulturës dhe historisë kombëtare për të harmonizuar më tej interesat tona në funksion të së ardhmes europiane dhe prosperitetit. Dëshiroj të përgëzoj kryeministrin Haradinaj për përkushtimin e tij dhe qeverisë që drejton për progresin e reformave në dobi të një shoqërie multietnike në Kosovën e lirë, të pavarur dhe demokratike. Dy qeveritë tona takohen pas më shumë se një viti. Ndërsa kemi zhvilluar tre takime, rezultatet janë konkrete të dukshme të prekshme”, u shpreh Rama.